04/06/2026
Thirrje për aplikim: BuildAct Hackathon
BuildAct është një hackathon 48-orësh që do të mbahet më 6–7 qershor në Innovation Centre Kosovo, në Prishtinë.
Qëllimi është që pjesëmarrësit të kenë mundësinë ta kthejnë një ide në produkt real brenda 48 orëve, duke përdorur edhe inteligjencën artificiale.
Nuk është e nevojshme të kesh shumë përvojë teknike. Nëse ke një ide, një aftësi, ose thjesht dëshirë për të ndërtuar diçka, mund të aplikosh.
Pjesëmarrësit do të punojnë në ekipe, do të kenë mentorim gjatë eventit dhe projektet më të mira do të kenë mundësi të vazhdojnë edhe pas hackathonit.
https://forms.gle/HBrhuSrghm8GGzMw5