Association of Fruits and Vegetable Processors of Kosovo

Association of Fruits and Vegetable Processors of Kosovo Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Association of Fruits and Vegetable Processors of Kosovo, Nazmi Mustafa, 35, Pristina.

The main objective of association is to protect the interest of association members with aim to develop fruits and vegetable processing industry and to contribute on overall economic development and employment in Kosovo through organization of value chain

Gjithçka është gati për “Toka Jonë, Shija Juaj”!Më 11 shtator, nga ora 14:00 - 18:00, në Prishtina Mall – Hyrja Lindore,...
10/09/2026

Gjithçka është gati për “Toka Jonë, Shija Juaj”!

Më 11 shtator, nga ora 14:00 - 18:00, në Prishtina Mall – Hyrja Lindore, do të bëhet hapja zyrtare e panairit “Toka Jonë, Shija Juaj”, i cili vazhdon edhe më 12 shtator.

Hapja do të nisë me fjalë përshëndetëse nga përfaqësues të PePeKo, Caritas Switzerland in Kosovo dhe Prishtina Mall, ndërsa më pas do të vizitohen agrobizneset pjesëmarrëse dhe produktet e tyre vendore .

Për dy ditë, panairi do të sjellë më afër konsumatorëve prodhuesit, produktet dhe shijet vendore, duke krijuar mundësi për promovim, njohje dhe mbështetje të prodhimit vendor.

11–12 shtator 2026
Prishtina Mall – Hyrja Lindore
Hapja zyrtare: 11 shtator, ora 14:00

Ju presim! Ejani të njihni prodhuesit dhe të shijoni produktet tona vendore.

Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit EREA – Empowering Rural Economies in Agriculture, të implementuar nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe të financuar nga Austrian Development Cooperation.

ASK Foods me brendin Receta e Gjyshes po e mbështet fushatën “Gratë janë pjesë e çdo hallke të prodhimit”, duke bartur m...
09/09/2026

ASK Foods me brendin Receta e Gjyshes po e mbështet fushatën “Gratë janë pjesë e çdo hallke të prodhimit”, duke bartur mesazhin e saj përmes produkteve dhe duke ndihmuar që kontributi i grave në këtë sektor të shihet dhe të vlerësohet më shumë.

Përfshirja e bizneseve është e rëndësishme për ta çuar këtë mesazh më afër konsumatorëve dhe për të nxitur hapa të tjerë konkretë në mbështetje të grave që punojnë në bujqësi dhe agrobiznes.

Fushata zbatohet nga EcoKosWomen, në bashkëpunim me PePeKo, në kuadër të programit EREA, të zbatuar nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

Ananas Impex i është bashkuar fushatës “Gratë janë pjesë e çdo hallke të prodhimit”, duke e vendosur mesazhin e saj në p...
09/09/2026

Ananas Impex i është bashkuar fushatës “Gratë janë pjesë e çdo hallke të prodhimit”, duke e vendosur mesazhin e saj në produktet që arrijnë çdo ditë te konsumatorët.

Përmes kësaj mbështetjeje, puna e grave në bujqësi dhe agrobiznes bëhet më e dukshme – nga prodhimi dhe përpunimi, deri te paketimi dhe produkti final.

Ky është një hap i vogël, por me rëndësi, drejt përfshirjes së më shumë bizneseve dhe konsumatorëve në njohjen dhe mbështetjen e kontributit të grave.

Fushata zbatohet nga EcoKosWomen, në bashkëpunim me PePeKo, në kuadër të programit EREA, të zbatuar nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

Edhe 3 ditë deri te “Toka Jonë, Shija Juaj”!Po afrohet panairi që sjell në një vend produktet, shijet dhe prodhuesit ven...
09/09/2026

Edhe 3 ditë deri te “Toka Jonë, Shija Juaj”!

Po afrohet panairi që sjell në një vend produktet, shijet dhe prodhuesit vendorë nga Kosova!

Më 11 dhe 12 shtator 2026, në Prishtina Mall, vizitorët do të kenë mundësi të njihen nga afër me prodhuesit vendorë, të zbulojnë produkte të ndryshme dhe të shijojnë atë që prodhohet e përpunohet në vendin tonë.

Përmes “Toka Jonë, Shija Juaj”, synojmë të promovojmë prodhimin vendor, të afrojmë prodhuesit me konsumatorët dhe të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e zgjedhjes dhe konsumimit të produkteve vendore.

11–12 shtator 2026
Prishtina Mall
Hapja zyrtare: 11 shtator, ora 14:00

Ejani të takohemi dhe të jemi më afër me shijet dhe produktet vendore!

Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit EREA – Empowering Rural Economies in Agriculture, të implementuar nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe të financuar nga Austrian Development Cooperation.

Edhe 4 ditë deri te “Toka Jonë, Shija Juaj”!Më 11 dhe 12 shtator 2026, në Prishtina Mall, ju presim në dy ditë kushtuar ...
08/09/2026

Edhe 4 ditë deri te “Toka Jonë, Shija Juaj”!

Më 11 dhe 12 shtator 2026, në Prishtina Mall, ju presim në dy ditë kushtuar promovimit të produkteve dhe prodhuesve vendorë.

Panairi “Toka Jonë, Shija Juaj” sjell më afër konsumatorëve shijet dhe produktet e prodhuara në Kosovë, duke krijuar një hapësirë ku vizitorët mund të njihen drejtpërdrejt me prodhuesit, të zbulojnë produkte të ndryshme vendore dhe të mbështesin bizneset tona.

Përmes këtij aktiviteti synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e konsumimit të produkteve vendore dhe të krijojmë më shumë mundësi për promovimin dhe lidhjen e prodhuesve me konsumatorët.

11–12 shtator 2026
Prishtina Mall
Hapja zyrtare: 11 shtator, ora 14:00

Më afër me shijet dhe produktet vendore.

Aktiviteti organizohet në kuadër të projektit EREA – Empowering Rural Economies in Agriculture, të implementuar nga Caritas Switzerland in Kosovo dhe të financuar nga Austrian Development Cooperation.

📢 “Toka Jonë, Shija Juaj” vjen në shkollë!Më 8 shtator 2026, PePeKo do të jetë në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe T...
07/09/2026

📢 “Toka Jonë, Shija Juaj” vjen në shkollë!

Më 8 shtator 2026, PePeKo do të jetë në Shkollën e Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, për një aktivitet informues dhe edukativ kushtuar produkteve vendore.

Përmes bashkëbisedimit me nxënësit, do të flasim për rëndësinë e prodhimit vendor, rrugëtimin e produkteve nga prodhuesi deri te konsumatori dhe pse zgjedhja e produkteve vendore ka rëndësi për ekonominë dhe zhvillimin e sektorit agro-ushqimor në Kosovë.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativës “Toka Jonë, Shija Juaj”, e cila vazhdon më 11–12 shtator në Prishtina Mall, me prezantimin dhe promovimin e produkteve nga kompanitë vendore.

📍 SH.M.A.T. “Abdyl Frashëri”, Prishtinë
📅 8 shtator 2026
🕙 10:00

Toka Jonë. Shija Juaj. Zgjedhim vendore!

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit EREA, të implementuar nga Caritas Switzerland in Kosovo, me mbështetjen e Austrian Development Cooperation.

Address

Nazmi Mustafa, 35
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Association of Fruits and Vegetable Processors of Kosovo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Association of Fruits and Vegetable Processors of Kosovo:

Shortcuts

Share