28/05/2026
MINTI dhe KIESA lansojnë 5.8 milionë euro grante për bizneset në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), kanë lansuar skemat e reja të granteve në vlerë prej 5.8 milionë eurosh për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Republikën e Kosovës.
Përmes këtyre skemave synohet mbështetja e prodhimit vendor, avancimi i digjitalizimit dhe rritja e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare. Mbështetja përfshin skemën për gratë ndërmarrëse, skemën për makineri prodhuese dhe përpunuese, skemën për digjitalizim të bizneseve dhe skemën për certifikim të produkteve.
Në kuadër të skemës për gratë ndërmarrëse janë ndarë 200 mijë euro, ku ndërmarrjet mikro mund të përfitojnë deri në 10 mijë euro, ndërsa ndërmarrjet e vogla deri në 20 mijë euro mbështetje financiare.
Për sektorin prodhues dhe përpunues janë ndarë gjithsej 5 milionë euro, përkatësisht 2 milionë euro për ndërmarrjet mikro, 2.5 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe 500 mijë euro për ndërmarrjet e mesme.
Ndërkohë, përmes skemës së digjitalizimit, bizneset do të mund të mbështeten në fusha si marketingu digjital, e-tregtia, automatizimi dhe optimizimi i proceseve, si dhe sistemet për menaxhimin e klientëve dhe burimeve njerëzore.
Sa i përket certifikimit të produkteve, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme mund të përfitojnë deri në 20 mijë euro, ndërsa bizneset e sektorit të metalit deri në 25 mijë euro, me vetëm 10 për qind participim nga vetë biznesi.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka ftuar bizneset vendore që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e programeve mbështetëse që synojnë zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.
Aplikimi për të gjitha skemat bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes platformës eKosova dhe faqeve zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s.
ïżŒPĂ«rmes linqeve:
MINTIïżŒ https://mint.rks-gov.net/
KIESA http://kiesa.rks-gov.net/
Ministria e IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ«, TregtisĂ« dhe Inovacionit do tĂ« organizojĂ« konferencĂ«n e parĂ« nĂ« KosovĂ« âGratĂ« nĂ« Biznes â She Rises 2026â, e cila do tĂ« mbahet mĂ« 20 qershor nĂ« Hotel Emerald nĂ« PrishtinĂ«.