29/04/2016
Ekskursionet nga Unionet (organizatat) studentore!
Studentët e UHZ-së vazhdimisht po mashtrohen dhe po zhvaten nga organizata të ndryshme studentore që kanë krejt tjetër qëllim dhe që po "punojnë" vetëm për mbushje të xhepave të individëve të caktuar që në fakt janë përsëritës (s'ju ec shkolla) dhe dëshirojnë ti dërgojnë në ekskursione studentët e uhz duke i mashtruar dhe i vjedhur për çdo biletë që ata blejnë!
Jemi mësuar që të shohim vazhdimisht organizime të tilla por asnjëherë nuk e kemi pyetur veten PSE ATA PO ORGANIZOJNË PËR NE?
Athu janë aq humanitarë, bamirës, vullnetëmirë, athua ato shpenzime të organizimit dhe humbjen e kohës ata i japin nga vetja ngaqë janë humanitarë (Postera, sh*tja e biletave, kompani turistike, etj)?
Ju themi që JO, ata të cilët arsimimit të tyre nuk i ndajnë kohë dhe nuk i përkushtohen, as ju studentë të dashur nuk ju falin kohën dhe mundin e tyre!
Sa nga ju kolegë të nderuar keni kërkuar të dini se nga shkojnë paratë që ju i jepni në këto organizime?
A keni marrë ndonjëherë faturë (Kupon fiskal) për biletat që keni blerë në këto organizime?
A E DINI SE PO JU VJEDHIN?