MARShojmë S'festojmë

MARShojmë S'festojmë Më 8 mars, në ditën ndërkombëtare të grave, në Kosovë ne marshojmë s’festojmë. Ne kërkojmë punësim pa shfrytëzim; barazi, liri dhe drejtësi shoqërore.

Ne qëndrojmë në rezistencë dhe solidaritet me të gjitha/ë ato/a që janë duke protestuar sot në botë. Marshojmë s’festojmë për të drejta socio-ekonomike si parakusht për shoqëri të barabartë dhe mirëqenie. Ne kërkojmë punë me pagesë që na mundëson jetë të dinjitetshme. Ne kërkojmë sigurim shëndetësor, siguri në punë dhe punë pa diskriminim për të gjithë/a pa dallim gjinie, etnie, vendbanimi, moshe,

orientimi seksual dhe aftësie. Marshojmë s’festojmë kundër homofobisë, transfobisë dhe racizmit. Marshojmë s’festojmë për barazi në punësim, përfaqësim politik dhe familje. Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret. On March 8 the International Women's Day in Kosovo we march we don’t celebrate. We are standing in resistance and solidarity with everyone who’s protesting today worldwide. We march and do not celebrate for the next economic and social rights as a precondition for an equal society and welfare. We demand employment without exploitation, equality, freedom and social justice. We demand paid employment that enables us to live with dignity. We want health insurance, job security, and work without discrimination for all regardless of gender, ethnicity, place of residence, age, sexual orientation, and ability. We march and do not celebrate against sexism, homophobia, transphobia and racism. We march for equality in employment, political representation and family. We march we do not celebrate against the patriarchy that kills.

Këtë 8 mars, ditën ndërkombetare të grave punëtore, marshuam për liri dhe dinjitet për çdo vajzë e grua në Kosovë dhe ku...
09/03/2026

Këtë 8 mars, ditën ndërkombetare të grave punëtore, marshuam për liri dhe dinjitet për çdo vajzë e grua në Kosovë dhe kudo tjetër.

Marshuam në solidaritet për çdo luftë çlirimtare kundër sistemeve të shumefishta të shtypjes. Kundër atyre/atove që e prodhojnë, riprodhojnë dhe mundësojnë shtypjen.

I qëndruam zëshëm parimit feminist se liria jonë është e mangët pa lirinë e të gjithëve/ave- në Kosovë, Palestinë, Sudan, Kongo dhe jo vetëm. Çdo përpjekje e cila mohon apo dënon domosdoshmërinë për t’i mbjatur llogaridhënës/e gjenocidbërësit, pedofilët, përdhunuesit dhe mbështetësit/et e tyre, është çnjerëzore, mllefosëse dhe qenësisht mizogjene dhe raciste!

RROFTË FEMINIZMI DHE MARSHI JONË 🌹

07/03/2026

REVOLTOHEMI PËR JETË ME DINJITET 🌹

8 mars // Sheshi “Zahir Pajaziti” // 12:00

Shihni marshutën e plotë për marshin e 8 marsit 2026. Marshi fillon te sheshi “Zahir Pajaziti” në ora 12:00. Shihemi në ...
06/03/2026

Shihni marshutën e plotë për marshin e 8 marsit 2026. Marshi fillon te sheshi “Zahir Pajaziti” në ora 12:00. Shihemi në marsh!

REVOLTOHEMI PËR JETË ME DINJITET 🌹

04/03/2026

REVOLTOHEMI KUNDËR DHUNËS ONLINE E NË RRUGË 💌

8 MARS // SHESHI “ZAHIR PAJAZITI” // 12:00REVOLTOHEMI PËR JETË ME DINJITET 🌹
04/03/2026

8 MARS // SHESHI “ZAHIR PAJAZITI” // 12:00

REVOLTOHEMI PËR JETË ME DINJITET 🌹

03/03/2026

8 MARS // SHESHI “ZAHIR PAJAZITI” // 12:00//

REVOLOHEMI PËR JETË ME DINJITET 🌹

01/03/2026

8 Marsi po afron dhe na rikujton zanafillat revolucionare të Ditës Ndërkombëtare të Grave Punëtore, një ditë që na gjen të mllefosur/a dhe të revoltuar/a!

Vetëm para ca ditësh, gjykata dënoi Dardan Krivaqën, vrasësin e Marigona Osmanit, me burgim të përjetshëm. Edhe pse ky moment po shpallet si historik për sistemin e drejtësisë, ai është, para së gjithash, rezultat i një lufte të gjatë feministe. Mbi të gjitha, ky dënim na kujton se ende mbetet shumë punë për të çrrënjosur femicidin dhe strukturat që mundësojnë dhunën fizike, emocionale, ekonomike, kulturore dhe seksuale mbi jetët tona private dhe publike.

Dhuna në familje ndaj grave dhe fëmijëve, ngacmimet e përditshme seksuale në rrugë, shpërndarja e fotografive intime të vajzave pa pëlqimin e tyre online, vendimi i Gjykatës Supreme që u hapi rrugë shkollave ta ndalojnë mbulesën e të vendosin kontroll institucional mbi trupat e vajzave muslimane dhe shfajësimi i policit nga Drenasi për abuzim seksual të një të miture në vitin 2019, janë pasoja direkte të një rendi patriarkal kundër të cilit ne marshojmë dhe revoltohemi!

Shkelja e të drejtave të punës, si dhe rritja e papërballueshme e çmimeve të energjisë elektrike dhe produkteve bazë, e bëjnë edhe më të domosdoshme luftën feministe kundër sistemeve shtypëse ekonomike. Prandaj, më 8 Mars, marshojmë kundër sistemit kapitalist, i cili cenon në veçanti mirëqenien materiale të grave pensionere, të varfra, vetëushqyese, migrante, rome, ashkalike, dhe egjiptiane. Këtë 8 Mars, qëndrojmë në solidaritet të pakompromis me të gjithë popujt që luftojnë për dinjitet dhe liri anembanë botës dhe kundërshtojmë bashkëfajësinë e Kosovës në gjenocidin në Gazë përmes pjesëmarrjes së saj në Bordin e Paqes, një strukturë e udhëhequr prej gjenocidbërësve, përdhunuesve e pedofilëve.

Këtë 8 Mars, marshojmë e revoltohemi për jetë me dinjitet për të gjithë/a, në Kosovë e kudo tjetër. Revoltohemi për jetë me dinjitet kundër patriarkatit, racizmit, kapitalizmit dhe imperializmit!

8 Mars // Sheshi “Zahir Pajaziti” // 12:00

Dje u mblodhëm në Termokiss për me ngjyrosë pankarta edhe çarçafin kryesor të marsh*t të 8 marsit 💌Tash na ka metë mu mo...
27/02/2026

Dje u mblodhëm në Termokiss për me ngjyrosë pankarta edhe çarçafin kryesor të marsh*t të 8 marsit 💌

Tash na ka metë mu mobilizu, me mbledhë shoqninë e me ardhë në marsh!

Ju mirëpresim 👢

25/02/2026

JO NË EMRIN TONË 🇵🇸

Anëtarësimi i Kosovës në bordin e paqes dhe pjesëmarrja e saj ushtarake në planet ‘paqeruajtëse’ në Gazë, na mllefosin e revoltojnë thellësisht!

Këto projekte janë të zhveshura nga çdo domosdoshmëri për drejtësi për popullin palestinez dhe mundësojnë tutje vrasjen dhe dëbimin e palestinezëve/eve nga tokat e tyre. Për më tepër, na turpëron pa masë shndërrimi i Kosovës në një bashkëfajtore të plotë në gjenocidin e Gazës përmes heshtjes politike dhe uzurpimit ushtarak të Palestinës. Si qytetare/ë të Kosovës, kërkojmë që Kosova ta njoh vullnetin politik të popullit të vet e të rreshtohet në solidaritet të plotë me Palestinën dhe çdo popull që lufton për liri!

Këtë 8 mars, ju bëjmë thirrje të revoltohemi zëshëm kundër bashkëfajësisë së Kosovës në gjenocid e t’i qëndrojmë krah popullit palestinez. Çdo luftë çlirimtare nga kolonializmi është luftë feministe dhe kërkon solidaritetin tonë të pakompromis!

Nga lumi gjerë në det, liri për Palestinën 🇵🇸

Ky 8 mars, le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, e revoltën për njana-tjetrën e një botë të lirë. Një çarje...
08/03/2025

Ky 8 mars, le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, e revoltën për njana-tjetrën e një botë të lirë. Një çarje feministe kundër patriarkatit, kapitalizmit, e fashizmit!

Rroftë lufta feministe e rroftë marshi jonë!

Fotografitë:

Address

Ilaz Kodra
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MARShojmë S'festojmë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to MARShojmë S'festojmë:

Share